I riu në Mitrovicë rrah 21-vjeçaren me të cilën bashkëjeton pasi nuk ia plotësoi disa kërkesa, dërgohet në mbajtje

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një 21-vjeçare nga Mitrovica, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar për një kohë
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se i dyshuari, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, të hënën pasdite.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 20-vjeçar, nga Vaganica, i cili dyshohet se e ka rrahur viktimën pasi ajo s’ia kishte plotësuar disa kërkesa.
Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe.
Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.