Aksident i rëndë trafiku afër Arllatit, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes afër Arllatit, saktësisht në hyrje-daljet në autostradë.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar video nga ky aksident ku shihet se janë përfshirë dy vetura.

Dëmet materiale shihet se janë të mëdha ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në vetura.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë