Vdes Hysen Gara nga Kishnareka, ishte punëtor i mediumit të njohur

Stafi i Kallxo.com sot me trishtim ka marrë lajmin për vdekjen e kolegut të tyre, Hysen Gara, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Gara ishte pjesë e stafit të KALLXO.com që nga viti 2011 si teknik i skenës dhe pjesë e produksionit.
Gjatë dymbëdhjetë viteve ai u kujdes për rregullimin, ndriçimin dhe mirëmbajtjen e skenës por edhe për sigurinë në vendin e punës.
Hysen Garën do ta kujtojmë gjithmonë për koleg të dashur, për korrektësi në punë dhe punëtor të madh.
Ekipi i KALLXO.com u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të mediave!
Varrimi i kolegut Hysen Gara është bërë sot në ora 16:00 në fshatin e tij të lindjes, në Kishnarekë të Drenasit.