Policia realizon bastisje në këtë fshat të Drenicës, konfiskohen këto armë

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armëve, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në orët e pasdites së datës 22 mars 2022, kanë realizuar një bastisje.

Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë, një armë tytë gjatë( pushkë) dhe një pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve është intervistuar i dyshuar: A. V., 43 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë