Kryetari i Drenasit bëri homazhe tek varri i dëshmorit Asllan Fazliu

Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë komunal, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e fshatit Gllanasellë, ku edhe pushon trupi i dëshmorit Fazliu.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci vlerësoj veprën dhe historinë e dëshmorit Fazliu.

“Sot po përkujtojmë 24 vjetorin e njërit nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kisha fatin ta njoh dhe ta kem bashkëluftëtar gjatë luftës së fundit. Asllanin kisha fatin ta kem edhe mik, shok të shkollës dhe të ilegales. Jeta dhe vepra e Asllan Fazliut lidhet me historinë e shumë bashkëluftëtarëve tanë të Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë që dhanë jetën për lirinë e vendit” tha kryetari Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë