Pensionohet profesori nga Zabeli i Ulët, Ruzhdi Orana

Është pensionuar profesori nga Zabeli i Ulët, Ruzhdi Orana. Ai disa vite ka punuar në gjimnazin “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Drenas, ndërsa më pas në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran. Orana ka qenë edhe drejtor i kësaj shkolle.

Kolektivi i shkollës organizoi eventin lamtumirës për mësimdhënësin Ruzhdi Orana.

“Sot e përfundova karrierën time si mësimdhënës pas një pune 40 vjeçare. Nuk qenka lehtë të ndahesh nga ajo vatër ku kontaktin e parë me të e pata më 1 shtator 1965, ku si fëmij i fillova hapat e parë në oqeanin e dijes. Po në këtë shkollë fillova karrierën time si mësimdhënës dhe më vonë edhe si drejtor shkolle. Kam pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm si me kolegë, prindër komunitet dhe nxënës”, ka thënë Orana.

Lamtumirë shkollë e dashur!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë