“Çartet” shoferi që u gjobit nga policia në Poklek të Ri të Drenasit

Policia e Kosovës, mëngjesin e së hënës ka ndaluar për kontrollë një veturë në Poklek të Ri të Drenasit.
Ngasësi i saj nuk është pajtuar me një gjobë që iu shqiptua dhe për këtë ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarët policor në kryerje të detyres, transmeton DrenicaOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete ka ofenduar dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari do të përgjigjet në gjykatë për sjelljen arrogante./DrenicaOnline/