Arrestohet një person në Abri te Poshtme, dërgohet menjëherë n’Dubravë

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën pasdite një person në Abri e Poshtme të Skenderajt, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata.

I arrestuari menjëherë është dërguar në Burgun e Dubravës, transmeton DrenicaOnline.

“Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë