“Fëmijët e ushtarit”/ Filmi më i ri që prek zemrat e shqiptarëve, i realizuar nga të rinjtë e Drenicës

Disa të rinj e të reja nga Drenica kanë realizuar së fundi një film i cili prek zemrat e shumë shqiptarëve, transmeton DrenicaOnline.
“Fëmijët e ushtarit” është titulli i këtij filmi që është realizuar në Negroc dhe në të cilin aktrojnë të rinjtë nga Drenica.
Sipas realizatorëve, ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Tematika e këtij filmi është më shumë se kurrë prezente në këto ditë ku synimi kryesor i secilit të ri, përfshirë edhe fëmijët e ushtarëve të lirisë, qëllimin kryesor e kanë largimin nga Kosova.
Organizatorë janë Mustafë Krasniqi dhe Arbenit Krasniqi, ndërsa xhirimet i ka bërë kompania “Ardi Production”.
Ndiqni filmin i cili zgjatë 20 min: