Refuzohet ankesa e Lirisë ndaj Feronikelit’74

Ankesa e Lirisë në lidhje me lojtarët e paregjistruar të Feronikelit’74 është marrë si e pabazë nga Komisioni për Ankesa pranë FFK-së, ndërsa mëposhtë, po e sjellim njoftimin dhe Vendimin e plotë të KA-së nënshkruar nga Sitki Baftiu.

VENDIMI I KA-së

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje SitkiBaftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.02.2023 shqyrtoi ankesën e KF ”Liria” me nr Reference 1254/1 datë 16.02.2023 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të datës 14.02.2023, i cili ndeshjen e 1/8 së Kupës së Kosovës, Feronikeli 74-Trepça’89 e regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Trepça’89”, për shkak se KF “Feronikeli 74“ ka aktivizuar në lojë gjashtë lojtarë që nuk ishin të regjistruar konform rregullores për regjistrimin, statusin dhe trasfermin e lojtarëve. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 22.02.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit të Garave datë 14.02.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “Liria” refuzohet si e pa bazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A i Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në marrjen e këtij vendimi i është referuar nenit 58 pika b dhe pika g të Rregullores Disiplinore.
Neni 58 “Lojtari është paraqitur në mënyrë të parregullt nëse ka luajtur“: Pika (b) për klubin për të cilin nuk është regjistruar.

Ankesa e KF “ Liria “ , është bazuar në nenin 64 të Rregullores Disiplinore me ç’rast Komisioni për Ankesa konstatoi se ky nen nuk përputhet me rastin konkret pasi që ka të bëjë kundërvajtjet gjatë procesit të regjistrimit të lojtarëve, ndërsa neni 58 ka të bëjë pikërisht me paraqitjen e parregullt të lojtarëve në një ndeshje zyrtare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë