Moment krenarie/ Diplomohet gjenerata e 57-të e Policisë së Kosovës

Mbi 430 kadetë sot i janë bashkuar Policisë së Kosovës, në mesin e të cilëve edhe 53 gra. Në ceremoninë e diplomimit ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Presidentja Osmani në fjalën e saj ka thënë se në mesin e të diplomuarve janë 17 serbë, pesë boshnjakë, dy goranë, një turk dhe një rom.

Ajo ka folur edhe për 53 vajzat dhe gratë, të cilat i quajti të guximshme, të disiplinuara e të përkushtuara për t’i shërbyer vendit.

“Ju mbani një përgjegjësi të dyfishtë. Së pari të dashura vajza, do t’i shërbeni vendit dhe qytetarëve për garantim të rendit e sigurisë, por do të jeni inspirim për shumë gra e vajza që do të ndjekin rrugën tuaj. Kjo pjesëmarrje e grave tregon edhe angazhimin serioz për rritjen e numrit të grave në këto pozita. Besoj fuqishëm se pjesëmarrja e grave në polici dhe në të gjitha strukturat e sigurisë është investim i nevojshëm për sigurinë në gjithë vendin tonë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë