Rast i dhimbshëm për familjen Rrustemi, ky është 30-vjeçari që vdiq disa ditë pasi ra nga objekti ku punonte në Fushë Kosovë

Pas disa ditësh trajtim në QKUK, mëngjesin e sotëm humbi jetën punëtori i moshës 30-vjecare i cili ra nga kati i 10-të ku punonte në Fushë Kosovë.

Ky lajm ka tronditur familjen Rrustemi, kur morën vesh se Rifati nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se Rifat Rrustemi vdiq mëngjesin e sotëm në QKJK.

Sinjali merr vesh nga burimet brenda Emergjencës se 30-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QKUK.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë