Ministri i Mbrojtjes viziton familjet e dëshmorëve në Korroticë e Ulët të Drenasit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar sot në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit ku ka takuar familjet e dëshmorëve, Bejtë dhe Hajzer Rexhepi, transmeton, DrenicaOnline.

Postimi i Mehajt në Facebook:

Në Korroticë të ulët në Drenas, vizitë familjeve të dëshmorëve Bejtë dhe Hajzer Rexhepi.

Largimi i pushtuesit serb nga vendi ynë, kërkonte guxim, organizim dhe sakrificë. Çdo ditë që kalonte regjimi bëhej më i dhunshëm, më kriminal e më i padurueshëm. Në anën tjetër durimit të popullit tonë i kishte ardhur fundi. Ngjarjet tronditëse të masakrës së Likoshanit na tregonin qartë që shovinistët serbë kishin filluar zbatimin e planit për shfarosje të popullit tonë.

Pas këtyre ngjarjeve Hajzeri veshi unformën e UÇK-së pas aktiviteteve të shumëta atdhetare ndërsa, Bejta kthehet nga Gjermania për të kryer stervitjet në Shqipëri e më pas vendoset në frontin e luftës.
Të vendosur e të guximshëm, mbrojten vendin tonë, jetën e tyre ia falën atdheut dhe lirisë, që gjeneratat e reja të këtij populli të jetonin pa frikë në truallin e tyre që me shekuj ishte larë me gjak.

Liria jonë sot është falë UÇK-së dhe falë dëshmorëve tanë.

Lavdi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë