Ky është personi nga Tresteniku që vdiq papritur në një furrë buke në Fushë Kosovë
Mediat pak më parë raportuan për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot gjatë ditës, ku një person i moshuar ka humbur jetën papritur teksa po priste në radhë në një furrë buke në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Musa Nerizi, 71-vjeçar, nga Tresteniku.
Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar vdekjen, mirëpo pas veprimeve hetimore që janë ndërmarrë, nuk ka dyshime për vepër penale.