Ky është 30-vjeçari nga Shala e Lipjanit që vdiq disa ditë pasi ra nga objekti ku punonte në Fushë Kosovë

Pas disa ditësh trajtim në QKUK, mëngjesin e sotëm humbi jetën punëtori i moshës 30-vjecare i cili ra nga kati i 10-të ku punonte në Fushë Kosovë. Ky lajm ka tronditur familjen Rrustemi nga Shala , kur morën vesh se Rifati nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se Rifat Rrustemi vdiq mëngjesin e sotëm në QKUK.

Për vdekjen e Rifatit ka njoftuar edhe familja e tij.

“Njoftim! Sot me daten 11.02.2023 ndrroj jete vellai im Rifat Rrustemi. Rreth ceremonis se varrimit ju informojm neser”, shkruan familja në njoftim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë