Florent Cakiqi nga Tërsteniku, pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi (Foto)

Disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po qëndrojnë në zonën e termetit në Turqi. Ata po bëjmë një punë të madhe në shpëtimin e jetëve që kanë mbetur nën rrënoja.

Pjesë e operacionit të Kërkim-Shpëtimit është edhe Florent Cakiqi nga Tersteniku, Komuna e Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Florenti, i cili mbanë gradën tetar, është krenaria jonë pasi që në luftën e fundit në Kosovë humbi vëllaun 12-vjeç.

Ai bëri të pamunduren për tu bërë pjesë e FSK-së, që mision e ka pasur gjithmonë të shpetojë jetë dhe tani po bënë punë të madhe në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Pas intervenimit të parë në Shqipëri, i riu nga Drenica, tash po e kryen punën e tij me devotshmeri në Turqi duke e dhënë kontributin e tij në maksimum./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë