Klubi nga Superliga e Kosovës, FC Drenica ka prezantuar 10 transferimet e kryera gjatë muajit janar.
Viktor Kuka, Dren Loshaj, Xhihan Adili, Bleart Kastrati, Leon Kozi, Muharrem Musa, Ilir Çitaku, Ernis Dhimitri, Diego Armando Lopes Da Silva dhe Lukman Olayemi Hussein, janë futbollistët më të ri të skuadrës kuqezi.
Njoftimi i plotë:
Transferimet e Janarit në klubin tonë
KF Drenica, me kënaqësi ju njofton për transferimet e realizuara në afatin kalimtar të Janarit të cilat janë:
Viktor Kuka – Mbrojtësi më përvojë, i cili ishte pjesë e shumë skuadrave kosovare, do të mbroj ngjyrat e KF Drenica në stinorin pranveror.
Dren Loshaj- Futbollisti i ri dhe i talentuar , i cili vjen nga skuadra KVK Wellen, është përforcimi tjetër i KF Drenica në këtë afat kalimtar. Mesfushori do të ndihmojë skuadrën në stinorin pranveror.
Xhihan Adili – Mbrotjesi i krahut, i cili vjen nga ekipi i KF Belasica, nga Maqedonia e Veriut, është transferimi i radhës i klubit. Adili do të jetë kuq e zi deri në fund të këtij stinori.
Bleart Kastrati – Një përforcim i repartit të krahut të majt të mbrojtjes, një futbollist i ri, i cili se fundmi u paraqit për FK Bylis, tashmë është bashkuar më ekipin tonë.
Leon Kozi – është portier i cili vjen nga Tirana dhe tashmë do të ndihmoj ekipin tonë në objektivat e saj, gjatë stinorit pranveror.
Muharrem Musa – Mbrojtësi drenicas, rikthehet në ‘folenë’ e tij, pas angazhimeve të tij në disa skuadra kosovare, e se fundmi u paraqit për skuadrën e Phoenix nga Banja.
Ilir Çitaku – Djaloshi i ri Drenicas i cili së fundmi u paraqit në Gjermani, do të jetë pjesë e klubit tonë për stinorin vijues.
Ernis Dhimitri – Qendermbrojtës i ri dhe i talentuar , i cili vjen nga KF Partizani i Tiranës, do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e parë për të ndihmuar ekipin në pranverë
.Diego Armando Lopes Da Silva – Mesfushori kreativ Brazilian , i cili ishte për dy vite pjesë e kampionatit të Shqiperisë, dhe vjen në klubin tonë nga KF Dinamo nga Tirana.
Lukman Olayemi Hussein – Mesfushori me tipare defanzive , është përforcimi i ekipit tonë për stinorin e ri. Hussein së fundmi ishte pjesë e KF Tirana, dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit tonë, për t’i ndihmuar në ndeshjet kampionale.
FORCA DRENICA