“Të pasmet silikon”, Melinda Ademi jep përgjigje, lëshon një thumb për rivalen e saj

Melinda Ademi ishte e ftuar në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana”, ku ka folur për karrierën e saj dhe artistët e estradës.

Në një sfidë mjaft speciale, një lojë dedikuar për të dhe fansave të saj, #MelindaTors, të cilët nisën për programin mesazhe zanore të cilat mbanin pyetjet e tyre, reperja Ademi iu përgjigj të gjithave.

Një nga pyetjet e shumta ishte e lidhur me diss-et e dedikuara ndër vite.

“Unë kam një pyetje mjaft të thjesht: “Kush është t’u rrejt që i ke silikon”?” Kjo ishte pyetja që fansi i drejtoi, ndërsa mori përgjigje nga Melinda duke mohuar zërat se i ka silikon, por inatçinjtë flasin kështu për të. “Ti je fansi im e din! Hateraaat”, u kundërpërgjigj Melinda.

Epo si duket e “lëshoi” një thumb nënkuptuar ndaj një “rivaleje” së saj në skenë që vetëm fansat e saj e kuptojnë pas publikimit të këngës “Ay Caramba” ku Melinda repoi këtë tekst: “Kush është t’u rrejt që i kom silikon, kush po xhelozon le të ma testojë, le të ma kafshojë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë