Kryetari Lladrovci viziton FC Feronikeli 74 në Antalya

FC Feronikeli 74 ka disa ditë tashmë që po qëndron në Antalya të Turqisë për ta zhvilluar fazën përgatitore para fillimit të pjesës së dytë te stinorit.

Klubi nga Drenasi pati një vizitë të këndshme nga i pari i Komunës së Drenasit, i cili pa përgatitjet që po zhvillon FC Feronikeli 74.

Lladrovci u uroi edhe për së afërmi sukses futbollistëve në objektivin e tyre për hyrje në Superligën e Kosovës.

Kryetari i ‘Niklit’, Erlind Krasniqi ka falenderuar Lladrovcin për vizitën dhe mbështetjen që i jep sportit në përgjithësi.

Kujtojmë që FC Feronikeli 74 është i vetmi klub nga Liga e Parë që përgatitjet po i kryen në Antalya të Turqisë, duke treguar edhe një herë seriozitetin me të cilin po e marrin rrugën drejt Superligës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë