“Stresi ia nxori gjuhën, u rrëzua në kuzhinë”, tronditet shtëpia e Big Brother nga sëmundja e Gjon Karricës

Mëngjesi i sotëm ka qenë tronditës për banorët e Big Brother Kosova. Gjon Karricës i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se “Lugati” është rrëzuar në alivanosur pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.

Gjoni kishte pirë kafe dhe më pas filloi të lante enët në kuzhinë kur humbi ndjenjat.

Indeksonline merr vesh se ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerrur gjuhën pasi sulmit epileptik që pësoi Karrica.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë