Luizi shkrin së qeshuri vajzat, para gjumit: “Pishina ta zvogëlon rrushin”

“Pishina ta zvogëlon rrushin”: Luizi shkrin së qeshuri vajzat, para gjumit.

Më i përfoluri brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe me sa duket edhe më i dashuri nga publiku i gjerë, është këngëtari Luiz Ejlli, duket sikur publiku as do t’ia dijë për gënjeshtrën që i tha Kiarës mbi shëndetin e tij pasi ai ka një karakter me humor dhe të bën për vete.

Fakti që të gjithë banorët iu vunë kundër dhe i kthyen shpinën, e bëri Luizin akoma më të dashur për publikun një fakt tjetër është që banorja më pak e dashur nga publiku, Olta, e thumbon me fjalë të papërshtatshme dhe “ka vendosur” në mendjen e saj që ai nuk do të jetë fituesi duke e thënë këtë edhe me zë, janë pikë shtesë në sytë e publikut për Luizin.

Duket sikur Luizi e kaloi fazën e mērzitjes nga veprimi i banorëve dhe i është rikthyer prapë batutave të tij prej Shkodrani, sic duket në videon më poshtë ku po ju tregon batuta ne mbremje.

Luizi duket sikur është pretendenti kryesor për ta fituar këtë Big Brother Vip por është ende herët për ta thënë këtë. Spektakli do vazhdojë për një kohë të gjatë e mbetet te shohim si do kaloj loja e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë