Faton Ramadani shpallet punëtori më i dalluar sportiv

Sot, në një ceremoni të organizuar në sallën e kuvendit komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, bëri ndarjen e çmimeve për sportistët e dalluar për vitin 2022.

Në këtë ceremoni morën pjesë klube sportive, sportistë, trajnerë, referë e të tjerë.

Fjalë hyrëse në këtë ceremoni pati, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema, e cila falënderoi sportistët, trajnerët, e përfaqësuesit e klubeve sportive, duke theksuar se do të vazhdoj tujte me përkrahjen e klubeve, si dhe me projekte për modernizimin e infrastrukturës sportive.

Në këtë ceremoni u shpall edhe punëtori më i dalluar sportiv, i cili këtë herë i takoi Faton Ramadanit nga Klubi i Boksit “Drenasi”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë