Edonisa në 10-shen e sportistëve më të mirë në Drenas

Në një ceremoni të organizuar në sallën e kuvendit komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, bëri ndarjen e çmimeve për sportistët e dalluar për vitin 2022.

Në mesin e 10 sportistëve të vitit është edhe futbollistja Edonisa Aliu nga KFF Feronikeli, shkruan DrenicaOnline.

“Faleminderit Kryetarit të Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovcit, qytetarëve të Drenasit po ashtu dhe tifozëve të qytetit për përzgjedhjen si “Sportistja e Vitit” të KFF Feronikeli”, ka shkruar Edonisa në profilin e saj në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë