Bodybuilderi Artan Koca, shpallet sportisti më i mirë në Drenas 

Sot, në një ceremoni të organizuar në sallën e kuvendit komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, bëri ndarjen e çmimeve për sportistët e dalluar për vitin 2022.

Në këtë ceremoni morën pjesë klube sportive, sportistë, trajnerë, referë e të tjerë.
Fjalë hyrëse në këtë ceremoni pati, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema, e cila falënderoi sportistët, trajnerët, e përfaqësuesit e klubeve sportive, duke theksuar se do të vazhdoj tujte me përkrahjen e klubeve, si dhe me projekte për modernizimin e infrastrukturës sportive.

Ndërkaq, në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ndër të tjera tha: “Ky çmim, sa simbolik, aq edhe domethënës, është i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse, ju keni dëshmuar se jeni kampion nga një komunë e cila pretendon të jetë vazhdimisht kampion. Ne si komunë, jemi krenar me secilin nga ju. Përveçse lartësuat emrin tuaj dhe të familjes, njëherësh, ju lartësuat edhe emrin e Drenasit. Andaj, jam këtu për t’ju shprehur nderimin tim për sukseset tuaja, duke ju inkurajuar për të vazhduar të jeni kampion dhe me rezultate të shkëlqyera”. 

Laureatët e sportit të komunës së Drenasit për vitin 2022 janë:
Çmimi për sportistin më të mirë të vitit 2022 e ka fituar bodybuilderi, Artan Koca, i cili është edhe fitues i kupës së Kosovës kategoria e 90 kg dhe fitues i shumë garave në kampionate të ndryshme të botës.

Ndërsa, në 10-shën e sportistëve më të mirë të vitit u ranguan:

Dardan Topilla-Futbollist-F.C Liqeni
Edi Dvorani-Shigjetari-Klubi i Shenj.&Shigj.-Qëndresa
Flamur Berisha-Motocross-Klubi Motokross-Drenasi
Luan Morina-Boksier-K.Boksit-Drenasi
Lirigzona Bajrami-Volejbollist-Klubi i Volejbollit-Feronikeli Femrat
Arbër Bala-Karatist -Klubi i Karates-Drenasi
Edonisa Aliu-Futbolliste-Klubi i Futbollit Feronikeli Femrat
Ervin Llazicani-Volejbollist -Klubi i Volejbollit Feronikeli Mëshkujt.
Ibrahim Cervadiku-Klubi i Futbollit Feronikeli 74

Klubi sportiv më i mirë për vitin 2022 u shpall, Futsall Klubi “LIQENI”.

Sportisti/ja më me perspektivë u shpall, Valmir Gllareva- Shigjetar i Klubit të Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë – Qëndresa dhe Elsa Berisha-Volejbolliste e Klubit të Volejbollit-Feronikeli (F).

Trajneri më i mirë për vitin 2022 u shpall, Shpend Brahimi-Futsall Klubi “LIQENI”.

Gjyqtari më i mirë për vitin 2022 u shpall Granit Qorri-Klubi Boksit ,,Drenasi”.

Punëtori më i dalluar sportiv u shpall Faton Ramadani-Klubi i Boksit ,,Drenasi”.

Mësimdhënësi më i suksesshëm i edukatës fizike u shpall Sami Thaqi-SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik.

Nxënësi sportist i vitit u shpall Fazli Thaqi-SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik.

Me falënderim janë nderuar edhe veteranët e sportit të komunës sonë:
Mevlide Ferizi-Hendbolliste, KH Drenica
Nuhi Hoxha-Futbollist, KF Feronikeli
Shpend Bogiqi-Hendbollist, KH Drenica
Enver Istogu-Futbollist, KF Feronikeli
Behgjet Binaku-Hendbollist, KH Drenica
Ilir Hoxha-Futbollist, KF Feronikeli
Milaim Shala-Futbollist, KF Feronikeli
Mehmet Cervadiku-Futbollist, KF Feronikeli,

Ndërkaq, sponzor/donator i klubit u shpall, “AURA SHPK”, për Klubin e Futbollit “Feronikeli”-Femrat dhe AL-TRADE, për Klubin e Futbollit “Feronikeli 74”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë