Shpirt shitur dje, shpirt shitur sot!

Shkruan: Rasim Selmanaj

Sot lexova nëpër portale polemika e kundër polemika të gërditshme.

Mbase kemi filluar të ‘mësohemi’ me to, por jo vetëm kaq, sot pash edhe diçka tjetër përtej kësaj.

Disa politikanë sot drejtuan gishtat e diferencimeve dhe akuzave ndaj liderëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, ngjashëm si në vitin 1981.

Në pranverë e ’81-shit disa politikan garonin se cili prej tyre po i dënon ma ashpër të burgosurit politikë si nacionalistë e irredentistë madje edhe si kundërrevolucionar.

Njëjtë edhe sot disa politikanë të çoroditur, sikur po bëjnë garë  se cili prej tyre është ma i ashpër ndaj atyre që janë themel i lirisë dhe shtetit të Kosovës, pra ndaj liderëve të UÇK-së, me theks të veçantë ndaj Hashim Thaçit.

Këta të gjorë ja kanë lakmi Hashimit, por ju ka ik treni të bëhen pjesë e historisë!

S’kam si të mos besojë se këta “politikanë” janë brumë me prejardhje projugosllave nga të njëjtat familje qe diferenconin, e lëçitnin familjet atdhetare në vitin 1981 që kam pas fatin ti provoj edhe unë me familjen time sikurse edhe qindra familje tjera shqiptare!

Nasim Haradinaj i cili për ironinë më të madhe sot po mbahet peng në Hagë, në vitin 1981 ishte i diferencuar e burgosur familjarisht!

Shpirt shitur dje, shpirt shitur sot!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë