Klubi i Mundjes së Krahut ‘Drenica’, rrëmben 4 medalje në Kampionatin Nacional të Kosovës

Djemtë nga Drenica arritën 2 tituj Kampion si dhe 2 tituj nënkampion në nivel nacional.

Ky është suksesi i radhës në sportin e mundjes së krahut për djemtë nga qyteti ynë.

Vëllëzerit nga fshati Polac arritën këto rezultate: Qendrim Koci- kampion 70kg, Florian Koci- kampion 75kg dhe Shkelqim Koci- nënkampion 65 dhe 70 kg.

Djemtë janë të kënaqur dhe ndihen të motivuar me sukseset që po i arrijnë në secilën garë të sportit te mundje krahut.

Ata shprehen për ‘DrenicaOnline’ se do të vazhdojnë me stervitje dhe do të marrin pjesë në garat në nivelin vendor dhe rajonal. (Vijon poshtë reklamave)

Ata shprehen po ashtu se edhe dy antarët e klubit ‘Drenica’, Xhevdet Koci dhe Ahmet Behrami ishin pjesmarres në garat e mbajtura në Zvicër. Ku në këto gara antari i klubit arriti të zë vendin e dytë në kategorinë e rëndë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë