Policia jep detajet e para për vrasjen e gruas 35-vjeçare

Policia e Kosovës është deklaruar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur para pak minutash në QKUK.

Në një përgjigje për Indeksonline, nga Policia e Kosovës kanë thënë se e vdekur është gjetur një femër e moshësh 35 vjeçare.

Më poshtë deklarata e plotë e Policisë:

Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. (Lajmi vijon poshtë reklamave)

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë