Drilon Leku nga gjuajta e lirë, i jep fitoren Drenasit (Video)

Përballja ndërmjet Drenasit dhe Vëllaznimit ka përfunduar me rezultat minimal 1-0, ndërsa golin e vetëm dhe të fitores në ndeshje e ka shënuar Drilon Leku, duke qenë i saktë nga gjuajta e lirë vonë në ndeshje për përfundimtaren Drenasi 1-0 Vëllaznimi [Drilon Leku 83].

Derisa Drenasi me këtë fitore u ngrit në pozitën e katërt të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A dhe arriti fitoren e pestë kampionale, Vëllaznimi në anën tjetër në krizë të plotë, tashmë ka përjetuar humbjen e nëntë në dhjetë ndeshjet e stinorit.

Në xhiron që vjen, Vëllaznimi është mysafir i Phoenixit, ndërsa Drenasi udhëton në Prizren për tu ndeshur me Lirinë.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë