Profesori nga Drenasi: Edhe një hap drejt degradimit total të personalitetit të mësimdhënësve- çudi!

Shkruan: Izjah Çelaj

Tani nga këshilli i prindërve që është kryekëput politik dëgjohen zëra se do të dalin në ndihmë mësimdhënësve duke kërkuar fonde për pagesë të rrogave për muajin shtator. Rroga që është dashur t’i paguaj shteti sipas ligjeve në fuqi, pa përdorur kuptimin e dyfishtë të ligjeve tona, ngase ligji duhet të jetë i sakt, i qartë dhe i shkurtë.

Po ashtu profesori i nderuar Milazim Krasniqi duke qëndruar jo për herën e parë në lëkurën tonë jep propozim për grumbullimin e fondeve për rrogat e mësimdhënësve, ku bartës i këtij fondi duhet të jetë Halil Kastrati, e qartë dhe humane, por e tërë kjo ka një pasojë nē karakterin e mësuesve me sa vijon:

1) Mësimdhënësit tanë pranuan dhunën nuk e ndalën shkollën në kohën e pushtimit serb, shitën cigare në rrugë për ta mbajtur familjën, por shkollën nuk e ndalën.
1) U rrahën , u keqtrajtuan mizorisht, por shkuan në shkollë , kërkuan miell për bukën e familjës se tyre u pajtuan të jen lypësar po shkollën sërish nuk e ndalën.
I lutën kundukterët nëpër autobusë të udhëtonin pa para, shkollën e mbajtën gjallë, ata ishin stoik dhe vetëflijues. Tenkat serbe rrinin nëpër oborre shkollash brenda shkollave zhvillohej mësim. Etj etj…
Sot kemi një pushtet të njëjtë kokëfort dhe dëshiron që t’i përdorë mësimdhënësit mish për top. Ky pushtet nuk është i Zoti të bart procese, në pamundësi jeton mbi skandallët, ky pushtet jeton duke krijuar marrëzi, në emër të Kosovës, në emër të dramës sē drejtēsisë, pa drejtēsi.
Ky pushtet gënjen, ky nuk dallon nga shkolla diktatoriale me profil autoritar se unë jam dhe askush tjetër. Nëse lexojmë Enver Hoxhën e Blendi Fevziu dhe e analizojmë hyrjën e Enver Hoxhës si kryeministër në Tiranë duke shantazhuar dhe eliminuar njerëzit më të aftë të popullit shqiptarë bindemi se ai ashtë gjallë në kokëtrashët e sotëm, që janë kozmopolit, të cilët shesin tokën e babës për bykun e kumbarës.
Është e pakuptushme të mendohet në shekullin njëzet e një: ku populli të grumbulloj fonde për rroga duke menjanuar institucionet shtetërore për të cilat mësimdhënēsit ishin kreatorët dhe investuesit më të denjë.
Si duket Kryeministri dëshiron , ta çoj në atë nivel pozitën e mësimëshënsve që për xhynah pastaj t’i ekzekutoj pagat e shtatorit.
Ai nuk e ka për dertë buxhetin, por zhbërjen e sindikatës së puntorëve të Kosovës dhe të krijoj një sindikatë proletare n’stilin e vjetër.
Kjo filozofi është e papranueshme prandaj edhe duhet të ndalohet.
Kryeministri vajzën e vet e ka çu të dajat për t’u shkolluar.
Fëmijët tanë nuk i dhimbsen ma shumë se neve, shkolla është edhe e jona, por profesor i nderuar duhet të ndalet degradimi, linçimi dhe shantazhimi i mësimdhënësve.
Konkludim
Do të punojmë një muaj pa rroga s’ka problem se jemi mësuar duke shpenzuar gjithëçka që kemi në qenien tonë. Por një gjë do të kuptohet së mësimdhënësit kosovarë janë heronjtë e këtij shteti.

Mos kërkoni para për mësuesit sepse nuk jemi njerëz mëshire, kemi identitet, s’jemi për lëmoshë, ne rezistojmë në krahët e nëri-tjetrit. E kuptoj se shkolla duhet të depolitizohet, mësuesi duhet të punoj, se pa punë s’ban
Kush e kupton më mirë thënjën e Naim Frashërit Punë, punë natë e ditë të shohim pakëz dritë, ne shkrihemi si qiri, por s’jemi analfabet siç linçohet.
04 tetor 2022
I.I.Ç
Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë