Emira Topalli shpallet kampione në garën automobilistike të mbajtur në Drenas

Është mbajtur dje në Drenas gara në disiplinën e auto sllallomit. Kjo garë në automobilizëm është organizuar nga auto klubi Drenica në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit dhe me mbështetjen e komunës së Drenasit.

Nga kjo garë fitues u shpall Valon Rexhepi nga Eurogoma RT, i dyti Valon Jaha nga Prishtina RT dhe i treti Arlind Ramadani.

Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi AMTKK me 60 pikë, para Ferizajt (50), Prishtina RT (45), Drenica (36), Eurogoma RT (20) dhe Prizreni D&G me 16 pikë.

Ndërsa, Emira Topalli është shpallur fituese në konkurrencën e femrave, duke u shpallur edhe kampione.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë