Garë automobilistike në Drenas, këto janë veturat që do ta qojnë ‘peshë’ qytetin sot (Foto)

Po mbahet sot gara automobilistike në Drenas. Veturat sportive kanë zënë vendet në sheshin kryesor të qytetit.

Kjo garë po mbahet për herë të parë në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët e Drenasit se segmente të ndryshme të rrugëve ”Ilaz Kodra “Shaban Shala” dhe “ Fehmi e Xhevë Lladrovci” do të jetë e bllokuar për lëvizje prej orës 6:00 deri në ora 18:00.

Njëkohësisht njoftohen gjithë qytetarët se rrugët alternative të shfrytëzueshme për ta do të jenë: Rruga “Xhevat Demaku”, Rruga “Besim Mala” si dhe Rruga “Asllan Fazliu”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë