Djemtë e Drenicës me suksese të mëdha në sportin e mundjes së krahut

Katër të rinjë nga komuna e Skenderajt kanë marrë pjesë në turneun internacional të mundjes së krahut “Kosova Summer Armwrestling 2022”, ku pjesmarrës kishte edhe nga Shqiperia, Maqedonia, Serbia dhe Italia.

Turneu është mbajt me datë 14 gusht dhe është organizuar nga Federata e Mundjes së Krahut.

“Edhe pse jemi të rinjë në ketë sport, kemi arritur suksese të mira në garat e mbajtura deri më tani”, ka thënë për DrenicaOnline, Shkelqim Koci.

“Në ketë turnir unë Shkelqim Koci arrita të fitojë vendin e dytë në kategorinë deri në 70 kg ndërsa garuesit tjerë nga komuna jonë ishin Xhevdet Koca, Qendrim Koci, Florian Koca”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se Florian Koca është shpallur nën kampion në kategorinë e tij, në kampionatin e mbajtur në dhjetor 2021.
Ndersa Shkelqim Koci ka gjithsej 5 medalje me turnire të ndryshme: 2 herë vendin e tretë në garat në Kosovë, vendin e dytë në garat në Maqedoni dhe në Kosove në turneun e fundit. Si dhe vendi i parë në garën e mbajtur në Shqipëri./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë