Dj Dagz dhe Einxhel po bëhen prindër, vjen reagimi nga Beatrix

Beatrix ka një koment për Dj Dagz dhe Einxhel Shkirën

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj e cila është dhe ish-banore e BBV, ka uruar publikisht Dj Dagzin dhe Einxhel Shkirën, të cilët presin të bëhen prindër së shpejti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Beatrix uron çiftin e ri, duke u shprehur shumë e lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.

Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë”, ka shkruar ajo.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë