Zjarr në Gllobar/ Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar

Një person ka raportuar në polici se si pasojë e një zjarri në Gllobar, në një arë hamullore, është përfshirë nga zjarri edhe një objekt ushqimi bagëtish.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të enjtën rreth orës 14:00, transmeton DrenicaOnline.
Njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./DrenicaOnline/