Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas po bëhët me 7 mijë ulëse, i dyti në Kosovë

Është nënshkruar sot Aneks Memorandumin i Bashkëpunimit, mes Komunës së Drenasit dhe MKRS për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se stadiumi do të bëhet i dyti në Kosovë që do të mundësoj zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Statusi i Lladrovcit:

Sot, pata kënaqësinë të nënshkruaj Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.
Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi nënshkruam Aneks Memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit. Kështu, Stadiumi do të marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve.
Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë. Stadiumi do të bëhet i dyti në Kosovë që do të mundësoj zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Me z. Bislimi diskutuam edhe për stadiumin sintetik në Komoran, Pishinën gjysmë olimpike dhe nevojën e bashkëpunimit edhe për projektet tjera në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë