Digjet një shtëpi në Llapushnik të Drenasit (Foto/Video)

Një shtëpi është djegur sot rreth orës 16:00 në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Lexuesit e DrenicaOnline.com kanë dërguar pamje nga ky rast ku shihet e djegur një pjesë e shtëpisë e cila shërbente për gatim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve të Drenasit, Policia dhe ekipi i KEDS.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë