Supertalenti nga Drenasi, Ibrahim Cërvadiku në kërkim të sfidave të reja

Ibrahim Cervadiku është vetëm 19 vjeçar. Që nga mosha 6 vjeçare ai stërvitet me skuadrën e Fc Feronikelit, dhe ndër vite ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur të akademisë së futbollit Fc Feronikeli.

Në moshën 15 vjeçare është ftuar për kombëtarën e Shqipërisë U-15, por për arsye organizative marrëveshja nuk ishte arritur. Ndërsa në vitin 2018 ishte paraqitur fizikisht në Gjermani për tu provuar te skuadra e njohur e Bundesliges VfB Stuttgart.

Dy vitet e fundit ka luajtur në superligen e Kosovës dhe përkundër moshës, ai ka marr përsipër rolin si 10-shi i skuadrës, për të organizuar dhe marrë mbi supe mesfushën e skuadrës.

Tiparet shperthyese ne mesfushë, kontrolli i topit, inteligjenca e lartë për të organizuar lojën, loja me të dyja këmbët dhe shumë aftësi të tjera nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet kosovare të superligës dhe disa klube të tjera në Turqi dhe Austri.

Indeksonline merr vesh për ofertat që ka nga këto klube evropiane, por ai dëshiron të krijoj më shumë përvojë në superligën e Kosovës.

Më poshtë mund të shikoni vetëm disa nga shumë fragmente të lojës së tij, vitin e fundit në superligën e Kosovës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë