Të gjithë nesër në Drenas për Liqenin kampion

Klubi FC Liqeni që disa lojë radhazi ka dëshmuar se synon të përmbyll sezonin si kampion i Kosovës ne Futsall.

Skuadra nga Drenasi me paraqitjet fantastike ka deshmuar se është ekipi më serioz në ketë garë.

Nesër, FC Liqeni synon të mposhtë përfundimisht skuadrën nga Gjakova, FC Liburni dhe të rrëmbejë trofeun si kampion i Kosovës për herë të dytë në Supërligën e Kosovës në Futsall.

Prandaj, më shumë se kurrë, FC Liqeni kanë nevojë për përkrahje e kjo përkrahje duhet të jetë brohoritma juaj nga ulëset e palestrës “Hysni Jetullahu” në Drenas.

Të gjithë nesër në palestër, nga ora 20:00, bashkë për fitoren e Liqenit./DrenicaOnline/

FC Liqeni e ka fituar ndeshjen e parë të finales së “play-off”-it të Superligës së Kosovës në futsall. FC Liqeni e ka mposhtur skuadrën e Liburnit në Gjakovë, me rezultat 5:2.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë