Lladrovci pret në takim talentin e futbollit nga Drenasi, Bardhec Bytyqin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Ditën e Çlirimit ka pritur në takim Barchec Bytyqin, futbollistin i cili luan në Ejsberg fb të Danimarkës.

Lladrovci theksoi se Bardheci dhe shumë talent të tjerë, po e bëjnë krenar Drenasin dhe Kosovën çdo ditë. “Vizita të tilla i mirëpres gjithmonë, ju jeni ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe se po na bëni krenar me suksese tuaja”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Në shenjë respekti, kryetari i dhuroi mirënjohje lojtarit nga Drenasi, Bardhec Bytyqi, ndërsa Bardheci i ka dhuruar fanellën me numrin e tij.

Bardhec Bytyqi ka luajtur në ligat profesionale si Aalborg BK dhe u huazuar në Jammerbug. Aktualisht luan në Esbjerg fb, ku ka të nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2024.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë