Ky është drenicaku qe udhëheq organizatën me të madhe studentore në Kosovë

Koalicioni UDS-USPE-OPS ka dalur fitues në zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. Nga rezultatet preliminare ky koalicion renditet i pari me gjithsesj 43% të votave nga mbi 13 mijë studentë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votes, shkruan rajoni.org.

Kryetari i organizatës fituese Unioni Demokratik Studentor është Arbër Gecaj, student në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) i cili vjen nga qyteti Skenderajt.

Ai vjen nga fshati Llaushë i Skenderajt dhe aktualisht ndjek studimet master për Komunikacion Rrugor. Më herët ka qenë Kryetar i Këshillit të Studentëve në FIM dhe akutalisht është senator në Senatin e Universitetit të Prishtinës.

Si kryetar i organizatës më të madhe studentore në vend, këto zgjedhje është nominuar kandidat për kryetar të Parlamentit Studentor ku ka arritur rreth 5600 vota gjithsejt. Sukseset e tilla të të rinjëve nga Drenica padyshim që na bëjnë krenar dhe të optimist për të ardhmen tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë