Kjo shkollë e Komunës së Drenasit, shpallet kampion i Kosovës në Volejboll

SHFMU ”Hasan Prishtina” nga Llapushniku i Drenasit, është shpallur kampion i Kosovës në Volejboll, shkruan DrenicaOnline.

Sot në Skënderaj shkolla ”Hasan Prishtina” e përfaqsoi Regjionin e Prishtinës (pasi kishte fituar para 2 dite në Obiliq) në Garat Republikane.

Pas lojërave shumë të bukura me meritë arritën në finale me SHFMU ”Agim Ramadani” nga Zhegra e Gjilanit, ku i mposhtën me 2:0 në sete.

Ky është një suksese i jashtëzakonshëm, i shkollës ”Hasan Prishtina” nga Llapushniku, duke e zënë vendin e parë në Kosovë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë