Reagojnë Tigrat e Zi: Shqiponjat e Zeza të pabesë, sulmuan me armë kryetarin tonë

Të dielën u zhvillua derbi drenicas ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës. 

Tifozët e Feronikelit “Tigrat e Zi” kapën transin kryesor të tifozëve të Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, shkruan Gazeta Olle.

Por, e prapritura ndodhi dhe tifozët kuqezi gjithashtu kapën transin e kundërshtarëve.

“Tigrat e Zi” kanë dalur sot me një sqarim nga ana e tyre, ku veprimet nga “Shqiponjat e Zeza” i kanë quajtur tinëzare.

Në sqarim thuhet se ishte caktuar një takim për marrëveshje, ku duhet të takoheshin vetëm dy persona në Drenas, por kryetari i “Tigrat e Zi”, u sulmus me armë nga “Shqiponjat e Zeza”.

Postim i plotë nga “Tigrat e Zi”: 

Sqarim

Dje si qdo here tjeter ishim afer klubit te zemres, ne ishim ne qdo stadium ne qdo qytet te kosoves ishim nder vite nder tifogrupet me aktive ne kosove
Qysh prej themelimit asnjeher nuk na jan kap simbolet tona, si tifogrup e kemi deshmu veten ne tifoskenen tone ate qe nuk e kan ba te “ashtuquajtura” tifogrupe qe organizohen vetem dy here ne vit
Jan faktet me foto dhe video te paraqitjeve tona ne qdo cep te kosoves ne stadiume dhe ne palestra
Per rastin ne fjal eshte deshmu edhe nje here ligesia dhe pabesia e atyre qe dalin dy her ni vit ne tribuna, ishim prezent ne stadium si qdo here afer klubit pa marr parasysh a lufton per titull apo mbijetes, ishin edhe grupi musafirve u kap transparenti i tyre nga nje antar i yni ai u mbrojt, mirpo nga pakujdesia duke e ruajtur trofeun e fituar u kap edhe i yni, pas ndeshjes me qindra shkrime telefonata per nje marrveshje e cila u pranua nga kryetari i TGZ u caktua vend takimi dhe ora qe te jen vetem dy veta prezent ne njeren prej kafiterive ne Drenas, dhe ktu edhe fillon edhe ajo per te cilen ata njihen tinxar dhe te pa bese e sulmuan kryetarin me arme, ne pamundesi te beje diqka me shum kunder nje numri te madh te antarve te tyre u vjedh transparenti

Ishim ne stadium aty te pranishem me antaret tone e fituam trofeun e mbrojtem, pjesa tjeter e ngjarjes eshte vetem tradhti, pabesi dhe ligesia e atyre qe ne fakt qdo here ishin te till dhe e deshmuan edhe nje here dhe perfundimisht

“Shqiptari ka fjalen besen dhe ultrasi ka rregulla”

Tigrat e Zi & Feronikeli e vetmja krenari e Drenices

/Gazeta Olle/ 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë