Fabrika e çimentos në Klinë një nga përpjekjet më serioze e promovimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik

Shkruan: Izet Ibrahimi [profesor i xehtarisë dhe metalurgjisë]

Përderisa nga Klina po dëgjonim se si disa nga përfaqësusit e OJQ-ve dhe deputetë të pozitës e opozitës në emër të mbrotjes së mjedsit dhe rikthimit të modelit jugo-kooperativist po përpiqeshin të ndalonin promovimin e një nga modeleve më bashkëkohore të shfrytëzimit dhe prodhimit të çimentos, e kam arsyetuar zhgenjimin e Mark Twain, kur këtu e shumë vite më parë thoshte: “Disa herë pyes vetën, nëse botën e qeverisin disa njerëz të zgjuar që tallen me ne, apo disa budllënj që flasin seriozisht”.

Protesta e “qytetarëve të Klinës” po dëshmon se jo vetëm ngritja e kapaciteve engjetike, por edhe ngritja e një fabrike çimentoje po vazhdon të jetë cak i rëndësishëm i politikave antizhvillimore në Republikën e Kosovës. Në këtë dhe rastet e tjera aspak nuk me habisin thirrjet dhe përpëlitjet e një pjesë të së ashtuqujturës “OJQ”, sepse ata këtë detyrë kanë, por është shqetësues angazhimi i zyrtarëve të lartë shtetëror të cilët edhe pse janë betuar dhe paguhen për të mbrojtur interesin e qytetarëve, për një grusht votash ose edhe duke qënë të koruptuar nga oligarkë të ndryshëm bëhen pjesë e bllokut antizhvillimor. Le të jenë edhe këta, por nuk po mund t’i kuptojmë heshtjen e elitës akademike dhe profesionale përballë një situate të tillë. Ata po vazhdojnë të heshtin edhe përkundër faktit se protesta e Klinës dhe ato të ngjashme në Pejë, Shtrepcë e kudo në trevat e Kosovës ku po zhurmohet gjoja në emër të mbrotjes së mjedisit janë prej kauzave më të shpifura të këtij blloku antizhvillimor.

Ja disa nga faktet:
• Pikërisht në kohën, kur ekspertët nga vendet e zhvilluara përmes qasjeve dhe teknologjive të reja të përpunimit dhe prodhimit minerar, po premtojnë “ashensorin e gjithësisë” në mënyrë që edhe resurset e planeteve tjera t’i shfrytëzojnë në dobi të njerëzimit, institucionet politikëbërse në Kosovë të ndikuara ose udhëhequra nga lobuesit e “Kosovës së pastër si në kohën e gurit” po përpiqen që progresin teknologjik në industrinë minerare dhe krizën energjetike dhe tranzicionin në një regjimin e ri energjtik ta zgjidhin mbi bazën e “teorive të gjelbra”. Teori këto, të cilat përvç mungesës së një analize të mirëfilltë shkencore, në të njejtën kohë ato po shoqërohen edhe me lobime të dyshimta të shoqërisë civile.
• Të dhënat e raportit të progresit tregojnë se BE-ja e ka përmbushur këstin e konsumit bruto final të energjisë me vetëm 15.3% nga energjia e ripërtritshme. Ndërsa i njejti raport, ka nënvizuar se Kosova ka arritur të plotësojë caqet për energji të ripërtëritshme qysh në vitin 2020, kur pjesëmarrja e këtyre burimeve në miksin energjetik ishte rritur në 25.7%. Pra, edhe përkundër progresit të dobët përsa i përket përshtatjes së tarifave të energjisë elektrike, në mënyrë që të njejtat të reflektojnë kostot në rritje si dhe masat lehtësuese për grupet e cenueshme, Kosova ka kaluar për 10.4% mesataren e BE-së.
• Edhe pse mbështetësit e “teorive të gjelbërta” po përpiqen që në konteksitn e mbrotjes mjedisore Kosovën ta paraqesin si të ishte Klina, sipas të dhënave të vitit 2020, Kosova ka djegur vetëm 0.16% të sasisë së qymyrit që është djegur në botë, ose vetëm 0.072% të asaj të djegur në nivel global. Ndërsa edhe pse te vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim gjatë viteve 2000 dhe 2014, shkalla mesatare vjetore e rritjes së sasisë së CO2 u përshpejtua prej 2.3%, në Kosovë kjo kishte një rënje domethënëse.

Repulika e Kosovës është e vetmja nga vendet e Evropës, që i është mohuar lëvizja e lirë e mallrave, ideve dhe njerëzve kështu sjellja e progresit teknologjik përmes gjiganteve industriale siç janë “ThyssenKroupp”, “Sumitomo Metal Industries”, “Samsung” etj është e vetmja rrugë për të valorizuar prodhimin e nikelit, zinkut, plumbit, thëngjillit, merkeleve dhe mineraleve tjera ndërtimore, për të cilat kërkesat e planifikuara të tregut botëror pas krizës së industrisë metalurgjike në Ukrainë dhe Rusi janë trefishuar. Riaktivizimi i këtyre kapaciteteve së paku, do të nëntëfishonte eksportet si dhe do të barte peshën më të madhe të rritjes së BPV, si dhe të funksionalizonte të gjithë zinxhirin prodhues në industrinë minerare, atë të ndërtmit dhe metal përpunuese. E kjo do të gjeneronte qindra mijëra vende pune, do të inkurajonte një reformim strukturor të industrisë si dhe hapjen e rrugëve për futjen e kapitalit privat dhe ecjën e përbashkët me shoqëritë e civilizuara. Kështu që kurrë më shumë se sot nuk kemi nevojë të udhëhiqemi nga njerëz të zgjuar që flasin dhe veprojnë seriozisht, përcjellë DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë