TË KTHEHEN ÇLIRIMTARËT NË TOKEN E TYRE

Shkruan: Petrit Gashi

Asnjë arsye e vetme nuk është që çlirimtarët tonë tanimë të qëndrojnë në Hagë, sepse gjithçka sidomos në ditët e fundit është dëshmuar së pretendimet e Dick Martyt ishin sponsorizim 20 vjeçar nga Serbia. Evropa sidomos, e pastaj bota në përgjithësi duhet të jetë me së e bindur së shërbimet informative ruso-serbe bërën që çlirimtarët tonë sot të qëndrojnë aty ku nuk e kanë vendin.

Sot, duhet sidomos kjo qeveri, por edhe vete partneret e Kosovës të bëjnë presion që të kjo Gjykatë Speciale, që si duket speciale është vetem për të dënuar të pafajshmit, të mbyllet përgjithmonë. Dick Martyt dhe gjithë ata evropian që i besuan do mbesin në faqet e zeza të historisë, ndërsa çlirimtarët që po e kalojnë edhe këtë betejë do mbesin historia e përjetshme fitimtare e shqiptareve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.

Çdo vonesë në nisjen e procedurave për zhbërjen e kësaj gjykate tanimë është tendencioze dhe e papranueshme, dhe sot shteti ynë duhet të loboi pa fund që aleatet tonë të behën bashkë me të vërtetën që është “UÇK ISHTE DHE MBETET E PASTËR SI LOTI”. Liderët tonë, ata liderë që barten proceset me të vështira për Kosovën, dhe u sakrifikuan përsëri në emër të shtetndërtimit të Kosovës, tanimë duhet të kthehen në familjet e tyre dhe në proceset e rëndësishme shtetërore për të dhënë kontributin e tyre. Çdo vonesë është tendence që në heshtje ti mbajmë sa me larg nesh nga frika e fuqisë së tyre.

Sot, çlirimtarët duhet të kthehen në token e tyre, sepse në këto momente të vështira që po kalon Evropa dhe Bota, askush me shumë së ata nuk i duhej vendit dhe proceseve për partneritet të përbashkët perëndimor. Ky shtet tanimë ka rënë në ata binarë që nuk dërgojnë në perspektivë por në humnerë, dhe çlirimtarët janë ata të vetmit që do ja kishin rikthyer dinjitetin e munguar këtij shteti që dikur ishte vëmendje e perëndimorëve e sot ka mbete i anashkaluar nga çdo proces.

Kosova ka nevojë për ju!
Drejtësia ka nevoje për të vërtetën!
UÇK është e pastër si loti!

[AUTORI ËSHTË DREJTIR I INSPEKSIONIT NË DRENAS]

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë