Atmosferë për tu mbajtur në mend ishte sot në Skenderaj

Sot perveq një ndeshje të bukur të dhuruar nga KV SKENDERAJ dhe KV DRITA, me përkrahjen fantastike të Shqiponjave të Zeza & L2Boys,në qendër të vëmendjes ishte lojtarja jonë e mrekullueshme Shera Behrami e cila sot permbylli karrieren e saj aktive në sport.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka thënë se Shera dha kontribut të jashtëzakonshem për qytetin tonë.

“Ajo është model më i mirë për gjeneratat e reja të cilat mendojnë të mirren me sportin e volejbollit”, tha Musliu.

Faleminderit vajzave të klubit, jeni fantastike! Faleminderit Shera Behrami të priftë e mbara në jetë 🌟❤️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë