KF Drenasi reagon për padrejtësitë që janë bërë në ndeshjen me KF Istogu [Video]

KF Drenasi ka reaguar për padrejtësitë që janë bërë gjatë ndarjes së drejtësisë në ndeshjen e fundit që e zhvilloi me KF Istogun.

Në disa raste, thonë se janë dëmtuar nga referi, transmeton DrenicaOnline.

Më poshtë gjëni videon ku mund ti shihni rastet:

REAGIMI:

KF Drenasi ka zhvilluar dje ndeshjen si mysafirë ndaj KF Istogut të cilën e fitoj me rezultat 2-1, mirëpo pavarësisht fitores reagojmë për padrejtësitë që janë bërë gjate ndarjes së Drejtësisë në ndeshje. KF Drenasi është dëmtuar vazhdimisht dhe i është mohuar një penalti, shumë gjuajtje të lira dhe së paku 3 raste që nuk kanë pasur lidhje me offside. Ndonëse asnjëherë nuk kemi reaguar, kjo nuk do të thotë se jemi pajtuar me padrejtësitë që po na bëhen, megjithatë kësaj radhe është mbushur kupa dhe nuk mund të lejojmë që një gjë e tillë të vazhdoj.

KF Drenasi nuk do të lejoj që ndarja e drejtësisë në ndeshje të penalizoj çdo herë klubin tonë, prandaj kërkojmë nga Komisioni i Garave dhe nga gjyqtarët që merren me komentimin e ndeshjeve të shikojnë përmes kësaj video padrejtësitë që na janë bërë. Është i pakuptueshëm qëllimi i gjyqtarëve për të dëmtuar klubin tonë, prandaj përmes këtij reagimi u bëjmë me dije secilit se nuk do të heshtim përballë kësaj padrejtësie dhe do të denoncojmë secilin.

PS.
Falenderojmë KF Istogun për mikpritjen dhe i urojmë suksese në vazhdim të kampionatit!

Kliko mbi fito për ta parë videon:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë