Harry Kane e pati një natë të veçantë mbrëmë.
Sulmuesi anglez e shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për Tottenhamin në fitoren 2:0 ndaj Brightonit, duke u bërë kështu futbollisti i parë në histori të Premierligës që i shënon 95 gola në udhëtim.
Kane e arriti këtë në mënyrë të jashtëzakonshme, në vetëm 139 ndeshje të zhvilluara.
Por, në këtë ndeshje u pa një veprim i pazakontë i përfaqësuesit anglez, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, pasi e shënoi golin, Kane shkoi për të festuar kah tifozët.
Dhe, në drejtim të tij erdhi një shishe plastike e Coca-Colës të cilën ai e shqelmoi në stilin “volej”.
Ai me këtë rast e bëri një “karate kick” me këmbën e tij të majtë dhe kjo video është bërë virale në rrjetet sociale.
Natyrisht, kjo shishe fluturoi në drejtim të tij nga tifozët e Tottenhamit, të cilët ishin duke festuar.
Për më tepër mund ta shihni videon më poshtë.