Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është transferuar tek skuadra amerikane, Chicago Fire nga Olympique Lyon.
Xherdan Shaqiri i cili në verën e kaluar u transferua nga skuadra e Liverpoolit tek Olympique Lyon ka vendosur që të ndryshojë përsëri ambient vetëm pas 6 muaj qëndrimi tek skuadra franceze.
Kontrata e tij me klubin amerikan do të zgjasë deri në vitin 2024. Klubi amerikan besohet që ka paguar një shumë rreth 7 milionë euro për ta sjellur anësorin shqiptar në radhët e veta.
Futbollisti nga Zhegra numëron 421 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar 17 trofe të mëdhenj gjatë kësaj periudhe, ndër to edhe 2 trofe të Uefa Champions League. Ai gjithashtu numëron edhe 100 paraqitje me kombëtaren e Zvicrës.