E dashura ruse e Don Xhonit, Ariana Lirey fillon të mësojë gjuhën shqipe

Reperi i njohur i estradës, Don Xhoni, ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje me modelen ruse Ariana Lirey.

Me këtë të fundit, ai edhe u takua në Dubai ku realizuan disa fotografi së bashku, duke konfirmuar kështu marrëdhënien mes tyre.

E duket se lidhja mes tyre po bëhet vërtet serioze, kjo pasi modelja ruse ka njoftuar se ka nisur të mësojë gjuhën shqipe.

Foto: Ariana Lirey/InstaStory

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes Instagramit, ku ka publikuar në InsatStory një video ku shihet teksa mëson të lexojë dhe shkruajë në shqip.

Foto: Ariana Lirey/InstaStory

“Unë fillova të mësojë jo vetëm gjuhën shqipe. Unë kam filluar të studiojë në origjinën e saj, kulturën dhe historinë. Do të jetë e vështirë, por më pëlqen”, ka shkruar Ariana në InstaStory.

Të njëjtin shkrim ajo e ka shoqëruar me fjalën “Faleminderit” në gjuhën shqipe, duke treguar kështu se tashmë veç është familjarizuar me fjalët e mirësjelljes në shqip. /Telegrafi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë