Federata shpall Luan Morinen nga Drenasi boksierin më të mirë shkollar-U14

Boksieri nga komuna e Drenasit, Luan Morina është përzgjedhur sportisti më i mirë i vitit 2021 nga Federata e Boksit të Kosovës.

Në mesin e laureatëve më të mirë të vitit 2021, Luani është shpallur boksieri më i mirë shkollar-U14.

Kujtojmë që i riu nga Drenasi ka qenë edhe pjesë e kampionatit evropian që është mbajtur në Sarajevë, duke fituar medaljen e bronztë, dhe përfaqësime tjera në të cilat ka arritur suksese.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport përgëzon për arritjet duke uruar edhe shumë suksese me tutje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë